Please click 'confirm' if you want to add Construction Workers to your home screen, or 'cancel' otherwise.

Projekti

Kjo faqe interneti është fryt i një projekti të ndërmarrë nga Federata Evropiane e Ndërtimit dhe Punëtorëve të Përpunimit të Drurit (EFBWW ) me mbështetjen financiare të Komisionit Evropian (Drejtoria e Përgjithshme e Punësimit).

Pse kjo faqe interneti?

Shpërngulja e përkohshme dhe veçanërisht dërgimi i punëtorëve është me rëndësi jetike për sektorin e ndërtimit, pasi përfshin një fuqi punëtore shumë të lëvizshme, kërkesë të lartë për punëtorë të kualifikuar dhe të pakualifikuar dhe një konkurrencë të fortë midis kompanive. Megjithatë, parimi "e njëjta pagë për të njëjtin pozicion në të njëjtin vend pune", nuk respektohet gjithmonë.

Kjo faqe interneti do t'i ndihmojë punëtorët të marrin informacione specifike, të qarta dhe lehtësisht të arritshme mbi sektorin lidhur me të drejtat e tyre. Punëtorët do të mund të kontaktojnë edhe me sindikatat në shtetin e tyre të origjinës ose në atë pritës për të siguruar mbështetje të drejtpërdrejtë.

Në nivel evropian, kjo nismë i përgjigjet direktivës 2014/67/KE e cila thekson rëndësinë e përmirësimit të aksesit dhe transparencës mbi kushtet e përgjithshme të punësimit brenda shteteve të ndryshme anëtare të BE-së për të garantuar zbatimin e drejtë të direktivës 96/71/KE, duke mbrojtur, në këtë mënyrë, të drejtat e punëtorëve të dërguar jashtë.

I gjithë informacioni është i disponueshëm në të gjitha gjuhët zyrtare të Bashkimit Evropian.